Haradinaj ultimatum Kurtit: “Detyrohemi ta ndalim ne”

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve në veri të vendit që të përmbahen dhe të mos bien pre e politikave të gabuara.

Ai këtë reagim e ka bërë pas zhvillimeve në veri, teksa ka shtuar se AAK-ja ka mbledhur këshillin e përgjithshëm të partisë.

“Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan. Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse”, shkruan ai.

Haradinaj ka shtuar se ky është momenti i fundit që kryeministri Kurti të refeltkojë.

“Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, përfundon statusi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *