Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Hoti reagon pas shtrenjtimit të rrymës: Urime, me rëndësi ministrit po i tepron buxheti -

Hoti reagon pas shtrenjtimit të rrymës: Urime, me rëndësi ministrit po i tepron buxheti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas shtrenjtimit të rrymës për 15 përqind.

Duke përmendur edhe rritjen e tatimit në pronë, Hoti ka ironizuar duke thënë se me rëndësi është që Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, po i tepron buxheti.

“Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur në mbledhjen e sotme që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 përqind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *