Hyseni sfidon publikisht Kurtin

Ish-kordinatori i Kosovës për dialogun ndaj Serbisë, Skender Hyseni, ka sfiduar publikisht në një çështje kryeministrin e Kosovës.

Ai teksa ishte duke folur për procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi ndër vite, pati kritika për qasjen e shefit të qeverisë karshi ndërkombëtarëve.

Kritika e tij sidomos vjen pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave ilegale.

Në anën tjetër, ai tha se kurdo që Kurti ka dëshirë ose dikush tjetër, mund të dalin dhe të maten për dinjitetin.

“Si po e dika Kurtin si jam sjellë në dialog, ai e di por e ka problem ta pranojë. Kurdo Kurti ose kushdo qoftë, dalim ne e masim dinjitetin. Ka rekorde, shënime, transkripte kush çka ka bërë në dialog. Kush e ka shtrirë qafën ose jo? Është një sajim tërësisht i pakripët”, theksoi ai në T7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *