Kujtim Dina, ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec.
Ai do të udhëtojë për të vazhduar jetën dhe punën në Gjermani.
Dina këtë pozitë e ka ushtruar për gjashtë muaj, ndërsa kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, tha se kërkesa për lirim e Dinës nga kjo pozitë ka të bëjë me arsye familjare dhe profesionale të Kujtimit, “i cili ka vendosur t’i bashkëngjitet familjes për të qëndruar e vazhduar me punë jashtë vendit, në Gjermani”.
“Për gjashtë muaj në këtë pozitë, Kujtimi ka dëshmuar se është një koleg dhe bashkëpunëtor i mirë, e me kontributin e çmueshëm që ka dhënë si dhe me punën e përkushtuar që ka treguar, jam i bindur se, ai i ka kryer mirë dhe me nder detyrat dhe shërbimet ndaj qytetarëve në kuadër të përgjegjësive të tij, për çka unë e falënderoj sinqerisht”, tha kryetari Latifi.