Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ia theu hundën 18-vjeçarit për shkak të borxhit, ky është i riu nga Peja që përfundoi në pranga të Policisë -

Ia theu hundën 18-vjeçarit për shkak të borxhit, ky është i riu nga Peja që përfundoi në pranga të Policisë

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale.

Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në qytetin e Pejës, ku një person dyshohet se e ka sulmuar brutalisht një 18-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari që u arrestua lidhur me këtë rast është Ylli Ibraj, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari Ibraj fillimisht ka pasur një konflikt me viktimën teksa ndodheshin në lokalin ‘Wake Up”, duke e grushtuar dhe për pasojë ia ka thyer hundën.

Pas sulmit, i dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, si pasojë e lëndimeve serioze.

Të njëjtat burime thonë se motivi i rrahjes dyshohet të jetë një borxh, që i futi palët në sherr.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit ndaj të dyshuarit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia.

Ndryshe, Ibraj është emër i njohur për organet e rendit, pasi edhe më parë ka përfunduar në prangat e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *