Iku nga stacioni policor në Podujevë, ky është i riu që u arrestua pas disa orësh nga Policia

FrontLajm raportoi të dielën se si një person i arrestuar për dhunë në familje arriti t’ia mbath nga stacioni policor në Podujevë, duke ikur para syve të Policisë. I dyshuari fillimisht shkoi në shtëpinë e tij ku tentoi t’i sulmojë disa familjarë e më pas u largua sërish. Por pas një kohe të shkurtër ai ka rënë në prangat e Policisë.

I riu që arriti të ikë nga stacioni duke shfrytëzuar kohën sa zyrtari policor nuk gjendjet afër tij dhe u largua, por nuk e shijoi lirinë gjatë. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Agon Muqiqin, (28-vjeçar), i cili është kapur gjatë ditës së djeshme në fshatin Llapashticë e Epërme.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar sërish në Polici, ku pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Ndryshe, i dyshuari pasi iku aktivizoi Policin% për ta kërkuar, me ç’rast u zbulua se i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e tij, ku ka tentuar t’i sulmojë prindërit e tij dhe më pas është larguar sërish në një drejtim të panjohur dhe për disa orë nuk është bërë lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Kujtojmë se raste të tilla nuk janë edhe të rralla për Policinë e Kosovës. Shpeshherë ka ndodhur që të arrestuarit ose të dënuarit t’iu ikin para syve të tyre, qoftë në lokacionet ku kanë intervenuar, apo edhe nga stacionet policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *