Incident në Minierën Trepça, ndërhyn Policia

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për një rast të kanosjes që dyshohet se ka ndodhur në minierën Trepça, ku janë përfshirë një punëtor dhe dy zyrtarë të lartë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se udhëheqësi i njësisë Arif Ramadani dhe Bahri Karaça, drejtor teknik, kanë qenë cak i kanosjes nga një nënpunës, si pasojë e një mosmarrëveshje me punën.

Siç thonë burimet nga Prokuroria, rasti dyshohet se ka ndodhur sot, në mëngjes, kur Ramadani dhe Karaça kanë denoncuar se janë kanosur nga i njëjti person dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia ka intervenuar duke dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast palët janë shoqëruar në stacion policor, për t’u intervistuar në lidhje me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit dhe mbledhjen e informacioneve dhe provave që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *