Një bebe në Indi është lindur me një strukturë kockore si bri në vend të këmbëve.
Foshnja ka lindur rreth 1 kilogramë, shumë më pak se sa normalja. Megjithatë, pavarësisht kësaj, është në gjendje të qëndrueshme.
Ky është një tjetër rast i rrallë mjekësor, pasi muajin e kaluar në Indi, lindi një foshnje me çift këmbësh e duarsh shtesë që i dilnin nga stomaku.
Rasti i pazakontë u konsiderua “rimishërim i Zotit” dhe ngacmoi kureshtjen e vendasve, që iu drejtuan spitalit për të parë nga afër foshnjen.
I porsalinduri ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve specialistë në një spital të posaçëm.