Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ish-këshilltari i Thaçit: “Kurti afër nënshkrimit të Zajednicës e ne merremi me “It’s my Home” -

Ish-këshilltari i Thaçit: “Kurti afër nënshkrimit të Zajednicës e ne merremi me “It’s my Home”

Ish-këshilltari i presidentit të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se kryeministri i Kosovës është shumë afër që ta pranojë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe pa njohjen e Serbisë.

Ai ka thënë se përderisa po ndodh kjo gjë, shoqëria në Kosovë po merret me një shou televiziv, që njihet si “It’s my Home”.

“Albin Kurti është shumë afër nënshkrimit të Zajednicës dhe marrëveshjes pa njohje. E, ne, një shoqëri e tërë, po merremi me “Its my love”!”, ka thënë ai.

Kurti dhe vartësit e tij në qeveri, në vazhdimësi kanë thënë se nuk do ta pranojnë asnjëherë një version të AKS-së me kompetenca ekzekutive. Ata janë zotuar që do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin.

Ndërkohë, dialogu Kosovë-Serbi është intensifikuar dhe marrëdhëniet janë tensionuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të imponuar reciprocitet kufitar me shtetin serb.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse kërkohet nga dialogut, ndëkrohë që në këtë drejtim po angazhohem maksimalisht si SHBA, ashtu edhe BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *