Jasharaj nesër përballë Nagavcit e Muratit në Komisionin për Arsim

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, sërish do të diskutojë për grevën në arsim.

Kjo pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e radhës të këtij komisioni, nga ora 11:00, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, përballë kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj do të jetë Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Mbledhja e fundit dhe seanca që u mbajt sot për këtë temë është përcjellë me shumë përplasje e tensione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *