Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Jetojmë në shumë shtete, por jemi serbë”, Kamberi-Vuçiqit: Edhe ne jetojmë në 5 shtete, por jemi shqiptarë -

“Jetojmë në shumë shtete, por jemi serbë”, Kamberi-Vuçiqit: Edhe ne jetojmë në 5 shtete, por jemi shqiptarë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas deklaratës së tij në Nish, ku tha se “mund të jetojmë në shumë shtete, por kemi emrin e mbiemrin serb dhe një flamur”.

Ai tha se e njëjta e vërtetë qëndron edhe për shqiptarët, pavarsisht se Vuçiq nuk dëshiron ta pranoj, me shkas të cilin edhe e pyeti në reagimin e tij në “Facebook”, se përse ka standarde të dyfishta të cilat nuk ndërtojnë paqe.

“Njësoj edhe ne zoti president. Jetojmë në pesë shtete por vazhdojmë të jemi një komb- jemi shqiptarë. Njësoj edhe ne kemi një flamur. Njësoj edhe ne kemi një gjuhë”.

“Për çfarë arsye atëherë konsideroni se disa të drejta janë veç për serbët? Pse të drejtat e njëjta nuk ia pranoni shqiptarëve në Serbi? Pse atëherë dënohen shqiptarët kur përdorin simbolin e vet kombëtar? Pse shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk i njihet e drejta për përdorim zyrtar të gjuhës amtare në organet shtetërore?”, e pyeti Kamberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *