Jonida Vokshi zbulon detaje nga “Big Brother VIP Kosova”

Moderatorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi do të prezantojë “Big Brother Vip Kosova” përkrah Alaudin Hamitit.

Së fundmi, Jonida ka qenë e ftuar në programin “Ditë pas Dite” në RTSH, moderatorja zbuloi ca detaje të reja në lidhje me reality show-n e famshëm.

“Më erdhi fillimisht një mesazh nga Liberta dhe më pas më kontaktuan drejtuesit e Klan Kosova. Në fillim mendova se do të më kërkonin si banore dhe u mendova se çfarë do t’i thoja, por jo ftesa ishte për prezantuese. Ne këtu i ndajmë idetë së bashku, do të jenë fillimisht 14 konkurrentë që do të marrin pjesë, (të cilët do të shtohen me kalimin e javëve), shtëpia është ndërtuar nga fillimi dhe kemi mbyllur në 70% kastin që do të startojë programin”, zbuloi Jonida Vokshi.

Kujtojmë që produksioni ka zbuluar se opinionisti i këtij ‘reality show’ do të jetë Olti Curri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *