Kajtaz përmend ShIK-un dhe grupet islamike radikale: Ka pasur investim të madh nga Serbia në Kosovë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë sonte se ka ndodhur një investim i madh i Serbisë në Kosovë, duke përmendur grupet e para të islamistëve radikalë që sipas tij, janë stimuluar dhe nxjerr në sipërfaqe nga Serbia në Kosovë.

Sipas tij, direkt në këtë çështje ka qenë e përfshirë Mira Markoviq, ish-bashkëshortja e kriminelit Sllobodan Milloshviq

“Këto janë të dhëna që janë interesante, që duhej të merrej shteti ynë”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai shtoi se një problem tjetër e shoh është prania e disa njerëzve problematikë në institucionet vitale të Kosovës, raporton Paparaci.

“Nuk ka verifikim të duhur, nuk ka parandalim që ata njerëz mos me pasë qasje në informacion apo pozita të caktuara. Asnjëherë nuk mendoj që ata njerëz me u ndëshku, por shteti ynë duhet me i pasë parasysh, siç është rasti i fundit, kur njerëzit thonë se ‘ti ma ki lidh babën për shtyllë elektrike’. Problemi pastaj është se këta njerëz kanë ndikim në institucionet tona”, shtoi ai.

“E ki Fadil Kodrën, njëri prej themeluesve të UÇK-së dhe e ki tjetrin këtë zotëriun nga Klina, i cili merr pozitë të naltë në institucione të rëndësishme si ushtrues detyre”.

“Kjo për mua është e çuditshme. Shteti duhet të jetë serioz në këto tema. Ka pasur iniciative nga Kuvendi i Kosovës për me u hetu ShIK-u, por jo edhe bashkëpunëtorët e Serbisë”, tha Kajtazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *