Kërkim falje publike – FrontLajm ka rënë pre e lajmit të rrejshëm: Valdrin Sahiti nuk ka marrë pasaportë diplomatike nga Vjosa Osmani

FrontLajm ditë më parë ka publikuar një lajm pas arrestimit të raportuar nga mediat kosovare të Valdrin Sahitit. Portali ynë kishte raportuar duke u bazuar në mediat tjera se pasaporta diplomatike dizenjatorit kosovar i është lëshuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Për çështje korrektësie, ne pranojmë se kemi rënë pre e lajmit të rremë dhe kemi publikuar informacionin si të tillë.

Duke mos pasur qëllim të caktuar, FrontLajm kërkon falje për dezinformimin e publikut mbi rastin në fjalë duke premtuar se do të ketë më shumë kujdes në raportimet e ardhshme.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *