Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kjo është shuma e madhe që humbi Serbia, prej kur Kosova ia bllokoi kamionët me mallra -

Kjo është shuma e madhe që humbi Serbia, prej kur Kosova ia bllokoi kamionët me mallra

Rreth 10 milionë euro janë humbjet e Serbisë shkaku i bllokimit të mallrave në Kosovë, si pasojë e vendimit të autoriteteve kosovare ndaj arrestimit të zyrtarëve policor.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim në një konferencë për medie, me ç’rast tha se si AKB, e përkrah këtë masë.

Shahini tha se nga ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonominë kosovare është 1 milion euro.

“Në këtë drejtim ne si AKB kemi hulumtuar nga data 15 qershor deri më sot të situatës ekonomike dhe politike Se bizneset në Serbi kanë deri në 30 milionë euro në Serbi. Ekziston edhe një rrezik i maunave që janë bllokuar për shkak të masës që e ka marrë Qeveria e Kosovës si masë kundër arrestimit të tre zyrtarëve policor. Kosova nuk ka mundur të marrë masë tjetër dhe humbja e Serbisë për këto shtatë ditë është 10 milionë euro dhe nga ana e Kosovës është 1 milion euro”, tha Shahini, teksa përmend”.

“Humbjet mund të jenë edhe më të mëdha po që faktori ndërkombëtar i ka pajtuar. Roli i Shqipërisë është duke luajtur rol të rëndësishëm por faktor kombëtar po luan rol të rëndësishëm. SHBA është tejet e shqetësuar me veprimet që janë duke u marrë nga ana e ekzekutivit”, tha tutje Shahini.

“Është kundërpërgjigje e kidnapimit të tre zyrtarëve policor andaj ne u bëjmë thirrje presidentit Vuçiq që t’i lirojë policët, andaj ne si AKB e përkrahim këtë masë dhe pas lirimit të tre zyrtarëve policor, kërkojmë që të hiqet kjo masë”, përfundoi Shahini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *