Vajza e cila rreth dy ditë më parë u sulmua në qendër të Pejës nga një burrë është Mrika Nikqi, alpinistja më e re në botë që ka ngjitur majat më të larta në shtatë kontinente të botës.
Kujtojmë se ajo, së bashku me babanë e saj Arianit Nikqi kanë pasur një përvojë, ku u bllokuan për 11 ditë në kontinentin e e ngrirë të Antarktidës.
“Ekspedita ka qenë e veçantë. E kemi kaluar më vështirësi të mëdha 4992 metra për t’u ngjitur. Jemi shqiptarët e parë që kemi pushuar atë majë. Jam i kënaqur me qëndrueshmërinë fizike dhe psikike të Mrikës.
Gjatë kthimit ka pasur stuhi së cilës i kemi shpëtuar dhe më pas jemi bllokuar për 11 ditë. Kemi qenë të përgatitur se mund të bllokohemi, por jo kaq gjatë. Kushtet në kampin bazë kanë qenë bazike, qëndrim në tenda pa ngrohje etj”, pati thënë babai i saj, katër vite më parë.Mrika sot ka publikuar në Facebook një video, ku shihet teksa sulmohet seksualisht nga një person, sipas saj, me inicialet F.B.
Alpinistja që ka publikuar videon ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.