Telashet pronësore vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha qytetet e vendit. Për pasojë qytetarët përfshihen në ngatërresa në mes vete të cilat eskalojnë në sharje, kërcënime, përleshje fizike e shpesh herë kanë përfunduar edhe tragjikisht.
Kështu ndodhi edhe në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, ku një pronë u bë sebep që dy kushërinj të përfundojnë në Polici.
Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku pas një mosmarrëveshjeje për një pronë, një 24-vjeçar dyshohet se e ka kërcënuar me jetë djalin e axhës së tij, duke i thënë se do e vrasë e më pas të njëjtin e ka shtyrë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.