Kosova paraqet kornizën e përgjithshme për dialogun me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka paraqitur një propozim për kornizën e përgjithshme të dialogut Kosovë-Serbi në kuadër të negociatave në Bruksel.

Pas takimit me Alban Hysenin, kryetarin e komunës së Gjilanit, Kurti foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se ekzistojnë disa ide në lidhje me kornizën e përgjithshme të dialogut.

“Në datën 18 gusht, unë kam bërë një propozim për kornizën e përgjithshme të dialogut tek Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, z. Borrell. Ekziston një propozim i Kosovës”, tha Kurti.

“Ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që t’i jap edhe më shumë fuqi z. Lajçak, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane. Diskutohen modele të ndryshme por nuk ka diçka përfunditmare, e aq më pak vendimtare. Më shumë ka ide që qarkullojnë Berlin, Bruksel, Uashington, por edhe Londër e Paris, e Beograd e Prishtinë”, tha ai.

Sa i përket mjeteve të pa shpenzuara buxhetore, Kurti ka mohuar se po i ruajnë mjetet për import të energjisë.

“Nuk është e vërtet që ne po ruajmë para për import të energjisë, por po tregojmë që po qeverisim mirë”, tha ai.

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni ka thënë se edhe 40 për qind e punimeve në autostradën e Gjilanit priret të përfundojnë në shtator 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *