Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani të shtunën mbrëma.
Një grua 28-vjeçare vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingut të një shitore në Aachen.
Disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar B.A., bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë, raporton “Bild”.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts ka thënë të hënën për “Bild”, bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.
Krimi ka ndodhur rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve. 37-vjeçari kosovar gjendet në paraburgim që nga e diela.