I pari i demokratëve kosovarë, Memli Krasniqi, ka thënë se fajin kryesor për migrimin e të rinjve e ka kryeministri Kurti.
Sipas tij, shefi aktual i qeverisë nuk po bën asgjë në kohën kur as nuk duhet të flejë për ta gjetur arsyen pse janë duke ikur.
Në intervistën në “Mejdan me Shkumbin Kajtazin”, Krasniqi komentoi këtë çështje të shumëpërfolur, duke vënë theksin te ikja e punëtorëve.
Tutje, ai komentoi edhe situatën politike në vend, gjasat për të shkuar në zgjedhje e rrugëtimin e PDK-së në sesionin vjeshtor.