Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kriza për punëtorë: Italia kërkon 1 milion punëtorë -

Kriza për punëtorë: Italia kërkon 1 milion punëtorë

Kriza për fuqi punëtore duket se ka kapluar shumë shtete të fuqishme. Italia është shteti tjetër evropian që po përballet me një mungesë të madhe të fuqisë punëtore.

Këtij vendi i mungojnë gjithsej rreth 1 milion punëtorë, të ndarë në sektorë të ndryshëm ekonomikë, njoftoi sot ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Maria Elvira Calderone.

“Problemi kryesor është se gjithnjë e më shumë njerëz po largohen nga tregu i punës për shkak të moshës së tyre. Është e vështirë t’i plotësosh këto vende pune me punonjës të rinj”, tha Calderone në Romë.

Sipas “Assoturismo Confesercenti”, shoqata e industrisë së turizmit në Itali, ky sektor po goditet veçanërisht rëndë nga mungesa e stafit.

Industria e turizmit po ankohet gjithashtu për mungesën e aplikantëve, si dhe të stafit të kualifikuar.

“Në sektorin bujqësor italian nevojiten të paktën 100 000 punëtorë gjatë muajve të verës dhe sezonit të korrjes”, tha shoqata bujqësore “Coldiretti”, shkruan ABCNews.

Shoqata shtoi se Traktoristët, kultivuesit, prerësit e pemëve dhe mbledhësit e frutave, perimeve dhe vjelësit e rrushit nevojiten urgjentisht.

Gjithashtu, edhe në sektorin dixhital nevojiten punonjës të kualifikuar, si teknikë bujqësorë që mund të kontrollojnë dronët dhe të përdorin mjetet e IT-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *