Kupa e Botës në Katar do të mbahet në fund të këtij viti.
Ceremonia e hapjes është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha të këtij festivali sportiv, pasi disa artistë kanë shfaqur talentin e tyre para mijëra spektatorëve.
E sipas “Marca”, Shakira, Dua Lipa dhe BTS, janë ndër kandidatët për të kënduar në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar.
FIFA ende nuk e ka konfirmuar lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolare do të jetë shfaqja.
Dua Lipa will perform alongside Shakira and #BTS at the opening ceremony of the World Cup on November 20th in Qatar. pic.twitter.com/uKGwncEOYr
— Pop Tingz (@ThePopTingz) October 11, 2022