Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kush është Këshilli që mori vendim t'ia ndal gjysmën e pagës Hekuran Muratit? -

Kush është Këshilli që mori vendim t’ia ndal gjysmën e pagës Hekuran Muratit?

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrjes i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK) ka marrë vendim që ministrit të Financave, Hekuran Muratit t’i ndalohet paga për 50 për qind.

Kjo me arsyetimin që nuk e kanë përfillur vendimet e KPMShCK për anulimin e konkursit lidhje me anulimin e konkursit për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Por kush janë anëtarët e  Këshillit të Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil?

Këshilli përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë. Anëtarët e Këshillit zgjidhen përmes konkursit të hapur dhe transparent dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Mandati i të gjithë anëtarëve të Këshillit është 7 (shtatë) vjeçar.

Kryetari i Këshillit është Jeton Koca, anëtar janë: Eshref Shabani, Ardita Haxhnikaj-Demi, Arben Mehmeti, Malsore Gashi.

Më 15 qershor të këtij viti, Valon Ramadani, anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka kërkuar inicimin e shkarkimit të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Me gjashtë vota pro dhe katër vota kundër ishte miratuar ky propozim ndërsa sipas procedurave ky vendim i ka shkuar kuvendit.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Këshilli) është i  prezantuar në aktin më të lartë Juridik të Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 101.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton: “Një Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil, siguron respektimin e rregullave dhe parimeve, që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës.”

Këshilli për punën e tij i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës, së paku njëherë në vit, dhe sa herë që i kërkohet nga Kuvendi.

Këshilli financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Këshilli ka vijën e vetë buxhetore, e cila i garanton pavarësinë e tij.

Në vendimin e publikuar nga portali Scanner, thuhet se ministrit Murati duhet t’i ndalet vetëm gjysmëa e pagës deri kur ta zbatojë vendimin e KPMShCK për drejtorin e ATK-së.

Me këtë rast, siç thuhet në vendim, drejtori i Thesarit obligohet që brenda 15 ditësh ta zbatojë vendimin e KPMShCK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *