Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Kushti i ri” – Në këtë muaj Kosova mund të marr lajm pozitiv për liberalizimin e vizave -

“Kushti i ri” – Në këtë muaj Kosova mund të marr lajm pozitiv për liberalizimin e vizave

Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ky propozim është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Një propozim i tillë ngjalli reagime të shumta si nga politikanët vendor dhe ata ndërkombëtarë.

Gazeta Enigma ka kontaktuar me politologun Fidan Ukaj, lidhur me “kushtin” e ri për liberalizimin e vizave drejtuar Republikës së Kosovës.

Sipas tij një propozim i tillë nuk është i drejt për qytetarët e Kosovës, përderisa shteti ynë i ka plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe politike.

“Për mendimin tim nuk do të ishte e drejt vendosja e kushteve të reja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, e aq më pak kur ne si Kosovë tashmë i kemi plotësuar dy herë më shumë kritere teknike dhe politike se vendet e rajonit, (rreth 95 kritere), e qytetarët e Kosovës të penalizohen pse Evropa nuk ka qenë në gjendje ta vëjë në funksion që nga viti 2016 sistemin ETIAS”, theksoi Ukaj.

Ukaj u shpreh “optimist” lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, teksa tha se në nëntor të këtij viti mund të marim një lajm pozitiv në këtë aspekt.

“Shpresojë që këto “kushte” kanë qenë vetëm diskutime në grupin punues për viza, që edhe Kosova duhet të përfshihet në këtë sistem dhe të mos jetë një kusht i ri dhe se në nëntor të marim lajmin e mirë se edhe qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave, ku nga fillimi i vitit 2023 edhe qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në zonën shengen të Bashkimit Evropian”, përfundoi Ukaj për Enigmën.

Kurse ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, e ka mirëpritur vendosjen e çështjes së liberalizimit të vizave në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gërvalla deklaroi se “sot në Bruksel, procesi i liberalizimit të vizave shënoi një hap shumë të rëndësishëm përpara”.

“Diskutimi i mbajtur në Grupin Punues për Viza të Këshillit të BE-së, siç njoftoi edhe Presidenca çeke, ishte shumë pozitiv dhe përkrahës. Para vendeve anëtare, Komisioni konfirmoi edhe një herë se Kosova i ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe rekomandimi pozitiv që Komisioni ka bërë qysh në vitin 2018 mbetet i vlefshëm”, ka thënë Gërvalla

Lidhur me këtë propozim ka reaguar edhe drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha tha se për kushtëzimin e Francës duhet marrë me urtësi pasi ende nuk dihet me saktësi se çfarë është diskutuar në takimin e sotëm brenda grupit punues të Këshillit të BE-së për vizat.

Shasha potencoi se nesër do të vazhdojë diskutimi, e kështu edhe pasnesër edhe gjatë ditëve në vijim, prandaj është e rëndësishme që të mos nxirren përfundime.

“Të mos ngutemi me nxjerrjen e përfundimeve të parakohshme, por të presim të zhvillohen këto diskutime dhe më pastaj të kuptojmë më saktë çfarë është rezultati i tyre”, tha ai pas publikimit të lajmit se Franca, me mbështetjen edhe të disa vendeve të tjera, ka kërkuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Gjithashtu pas kushtëzimit të Kosovës me ETIAS, për liberalzimin e vizave, ka reaguar këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger.

Këshilltare Lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger
Schneeberger ka thënë se BE po gjen vazhdimisht arsyetime të reja për vizat.

“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është #ETIAS ai që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka shkruar ajo.

Çfarë është sistemi ETIAS?

ETIAS do të jetë një sistem i automatizuar IT i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në Zonën Schengen. Gjithë shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza, që planifikojnë të udhëtojnë në zonën Schengen, do të duhet të aplikojnë për autorizim udhëtimi përmes sistemit para udhëtimit të tyre.

Informacioni i mbledhur përmes sistemit, në respekt të plotë me të drejtat themelore dhe mbrojtjen e të dhënave do të mundësojë verifikim të avancuar të risqeve potenciale për sigurinë apo migrimin e parregullt.

Autorizimi ETIAS nuk është vizë.

Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave sërish do të mund të udhëtojnë pa viza, por do t’u kërkohet, si kusht i detyrueshëm për hyrje në zonën Schengen,që të marrin një autorizim para udhëtimit të tyre.

Me qëllim që të vendoset nëse do të jepet apo refuzohet një kërkesë për të udhëtuar në BE, sistemi do të kryejë kontrolle të mëparshme dhe do të japë apo refuzojë autorizimin e udhëtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *