Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Aachen të Gjermanisë, ku një burrë, për motive të panjohura vrau gruan e tij në parkingun e një shitore, raporton media gjermane “Bild”.
Dorasi dhe viktima janë kosovarë nga qyteti i Mitrovicës, teksa është bërë e ditur se viktima është Jetmira Beka.
Ajo ka lënë tre fëmijë prapa vetes.
Siç ka mësuar “Jepi zë”, personi i arrestuar është burri i saj, Besmir Ademi.
Ai u arrestua nga policia gjermane nën dyshimin për vrasjen e gruas.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë.
Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.
Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve.
Familjarët e viktimës, kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet në fshatin Zasellë, ndërsa pritet që të njoftojnë për datën dhe kohën e varrimit.