Ky është grupi që dyshohet se ia vuri flakën katër veturave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arritur që pas një muaji t’i arrestojë personat e dyshuar për rastin e zjarrvënies që ka ndodhur më 20 shtator në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura. Katër të dyshuarit u arrestuan pas një aksioni të Policisë që u zhvillua gjatë ditës së djeshme.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për tre persona të moshës madhore dhe një të mitur, 16-vjeçar:

Lavdrim Laknac, 23-vjeçar,

S.I., 16-vjeçar,

Armend Smaili, 46-vjeçar,

Hashim Mulliqi, 40-vjeçar.

Ata po dyshohet se janë përfshirë në këtë rast, pasi më 20 shtator pas mesnate, ia kanë vënë flakën disa veturave që kanë qenë të parkuara, për motive ende të panjohura.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *