Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ky është i arrestuari për dhunimin e të miturës në Klinë, ishte në lidhje dashurie me të -

Ky është i arrestuari për dhunimin e të miturës në Klinë, ishte në lidhje dashurie me të

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast tjetër të dhunimit, ku edhe kësaj here viktimë është një e mitur, 14-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar nga një 22-vjeçar në Klinë. Ajo fillimisht është raportuar e zhdukur, e më pas u gjet, kur edhe u kuptua se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, me të cilin ishte në lidhje dashurie.

Por kush është personi që u ndalua për 48 orë, nën dyshimet se ka keqtrajtuar seksualisht vajzën e mitur?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i riu që u arrestua në lidhje me këtë rast është Fabian Shabani, i cili tashmë është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, shkruan Sinjali.

Rasti është cilësuar si dhunim për shkak të moshës, pasi sipas informacioneve të para nuk ka pasur përdorim të forcës apo ndonjë forme të detyrimit

Vajza u raportua fillimisht e zhdukur, më pas u zbulua se ishte dhunuar

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se gjithçka u zbulua pasi vajza u zhduk nga shtëpia, në orët e para të së dielës dhe u raportua në Polici nga babai i saj. Ky i fundit, ndonëse kërkoi ndihmë nga Policia, e gjeti vet vajzën, por të dhunuar.

E mitura u gjet afër shtëpisë së saj, në orët e mëngjesit dhe u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ku më pas zyrtarët policorë dolën në vendin e ngjarjes, për të marrë një deklaratë nga vajza.

Bazuar në rrëfimin e saj, është kuptuar se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin, me të cilin ishte në lidhje dashurie tash e sa kohë. Pasi u ngritën dyshimet se e njëjta është dhunuar, Policia është aktivizuar për ta kapur të dyshuarin.

I dyshuari është identifikuar dhe më pas u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Dhunimi”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *