Ky është i dyshuari që sulmoi seksualisht 72-vjeçaren në Gjakovë, thotë se nuk i kujtohet pasi ishte i dehur

Sot u raportua për një rast mjaft të rëndë të sulmit seksual që ka ndodhur një gruaje të moshuar, të mërkurën në Gjakovë, ku një burrë 33-vjeçar po dyshohet se ka tentuar me forcë që të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e viktimës, të cilën ajo ia lëshoi me qira të dyshuarit, si bujtinë ditore.

Por kush është i dyshuari dhe çfarë ka deklaruar para hetuesve policorë?

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Kreshnik Fejzën, 33-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Si rezultat i denoncimit, 33-vjeçari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për veprën me të cilën ngarkohet.

Ndër të tjera, të njëjtat burime thonë se i dyshuari ka deklaruar se nuk i kujtohen në tërësi veprimet e tij, pasi ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Detajet se si ndodhi rasti dhe rrëfimi i viktimës në Polici

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pasi i dyshuari kishte vendosur ta marrë një dhomë me qira në pikët të mëngjesit, për të cilën u mor vesh me viktimën. Me t’u vendosur në dhomën që e pagoi, i dyshuari ia mësyu gruas së moshuar, duke i shkuar nga mbrapa.

Sinjali mëson se kjo e fundit u përballë me një situatë të tmerrshme, kur i riu i shkoi deri në tualet dhe e kapi me dhunë, duke tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Fatmirësisht, e moshuara ia doli që ta largojë të dyshuarin dhe vendosi që menjëherë ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë tmerrin që e bëri ta përjetojë 33-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *