Ky është i riu nga Gjilani që rrahu brutalisht dhëndrin 17-vjeçar dhe motrën e tij

Para disa ditësh është raportuar për një konflikt familjar që dyshohet se ndodhi në fshatin Uglar të Gjilanit, ku një burrë ushtroi dhunë ndaj dhëndrit të tij 17-vjeçar, të cilin e rrahur brutalisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Përveç tij, i dyshuari ia rrahu edhe motrën, për çka u arrestua dhe u ndalua më pas nga Policia.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Dionis Halimin, 21-vjeçar, i cili ka përfunduar në paraburgim, pasi Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm”.

Gjithçka dyshohet se ndodhi derisa palët ishin në afërsi të shtëpisë së 21-vjeçarit të dyshuar e që pas një mosmarrëveshjeje me të miturin, ai iu vërsul dhe e sulmoi fizikisht me grushte dhe më pas e nxori nga vetura, duke e rrahur derisa e rrëzoi përtokë.

Për të mos mbaruar me kaq, ai dyshohet se iu vërsul edhe motrës së dhëndrit dhe më pas u kthyen sërish në shtëpinë e tij për t’i qëruar hesapet. Kjo situatë i kushtoi atij, me ç’rast pas denoncimit të asaj që ndodhi, Policia është aktivizuar duke e arrestuar të dyshuarin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *