Ky është reagimi i fundit në lidhje me Trustin

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti për mosshfrytëzimin e mjeteve të dedikuara për investime kapitale.

Me këtë rast, ai ka kërkuar llogari pasi sipas tij, mjetet e pashfrytëzuara përbëjnë një formë të korruptimit.

Ish-kreu i LDK-së, ka folur edhe për mundësinë që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e 30 për qind të Trustit Pensional.

“Kjo është e dëmshme për arsye se inflacioni e ulë fuqinë blerëse të parasë. Nëse inflacioni themi se është 15 për qind, atëherë për aq më pak do të jetë fuqia blerëse e parave të Qeverisë të cilat qëndrojnë të pashfrytëzuara, dhe nëse ne mbledhin një buxhet prej 3 miliardë euro gjatë vitit për të gjitha nevojat, kjo do të thotë se vlera të buxhetit sivjet nuk është 3 miliardë por 2 miliardë e 600 milionë euro, duke e hequr komponentën e inflacionit, sepse aq do të mbetet fuqia blerëse e atyre parave që janë grumbulluar”, u shpreh Mustafa.

“Prandaj në këtë aspekt abuzohet me buxhetin dhe dikush duhet të përgjigjet për dëmtimin e parasë publike, ashtu siç përgjigjet për korrupsion sepse edhe kjo është një formë e korruptimit sepse ajo e dëmton paranë publike duke e mos e shfrytëzuar atë në kohë. Shfrytëzimi i parasë në kohë ka rëndësi të madhe për një ekonomi. Unë nuk e kam të qartë për çfarë arsye tani i mban më shumë se 700 milionë euro të pashfrytëzuara, ndërkaq investimet kapitale janë bllokuar”, u shpeh Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *