Vendimet e fundit të qeverisë së Kosovës kanë shtyrë anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Mehmeti, nga Mitrovica që të japë dorëheqje nga kjo parti politike, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Mehmeti ka thënë se vendimet e qeverisë dhe shantazhet e linçimet që po bën kjo qeveri kanë shtyrë atë të japë dorëheqje.
“Një Kryeministër dhe një qeveri që ofendon dhe poshtëron mësuesit e vendit nuk meriton të udhëheq me vendin. Gjendja e rënd ekonomike, inflacioni, trusti e shum gjëra dhe arsye tjera janë shkaqet që më kanë shtyrë të largohem nga ky subjekt.” – shkroi Mehmeti.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë ,
Ju njoftoj se që nga ky moment nuk jam pjesë e subjektit të LVV-së . Këtë vendim e kam marrë duke u bazuar në vendimet që është duke marrë kjo qeveri kohëve të fundit . Dikur një qeveri e shpresës ndërsa sot qeveri e mbytjes së shpresës. Një qeveri që përveç linqimeve dhe shantazheve nuk është duke bërë asgjë për qytetarët e saj .
Një Kryeministër dhe një qeveri që ofendon dhe poshtëron mësuesit e vendit nuk meriton të udhëheq me vendin. Gjendja e rënd ekonomike, inflacioni, trusti e shum gjëra dhe arsye tjera janë shkaqet që më kanë shtyrë të largohem nga ky subjekt .
Me respekt profa FM!