Pagat për mësimdhënësit grevistë janë ekzekutuar.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” kryetari i Asociacionit të Komunave të Koosvës, Sazan Ibrahimi.
Çështja e pagave të mësimdhënësve ka hapur një debat të madh mes Qeverisë dhe SBASHK.
Nga Qeveria janë shprehur se do t’i paguajnë me avans nëse zevendësohen orët e humbura, ndërsa nga SBASHK kanë potencuar se orët e humbura nuk zëvendësohen.
Greva e mësimdhënësve dhe ajo në sektorin publik zgjati pesë javë.
Pas pesë javësh SBASHK vendosi ta pezullojë grevën deri në muajin janar.