Ekipi i gazetarëve i Veriu info ishte sonte në Akrashticë të Vushtrri, ku dyshohet se një fëmijë 4 vjeç ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit sot pasdite.
Ekipet e zjarrfikësve, zhytësve, policisë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur në pjesën e kanalit që është i hapur.
Me të arritur tek tuneli, ku kanali kalon për disa kilometra nën tunel, kërkimet janë ndërprerë për deri në mëngjes për shkak të errësirës dhe kushteve të vështira të kërkimit.