Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Lësho shpijen, kom me t’mbytë”/ Renovimi i shtëpisë përplas mërgimtarin me babain dhe njerkën, përfundojnë në Polici -

“Lësho shpijen, kom me t’mbytë”/ Renovimi i shtëpisë përplas mërgimtarin me babain dhe njerkën, përfundojnë në Polici

Konfliktet mes anëtarëve të familjeve kosovare lindin për arsye të ndryshme. Mosmarrëveshjet verbale me njëri-tjetrin shpesh herë eskalojnë në kërcënime, duke u dashur kështu medoemos ndërhyrja e Policisë për te zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 14:40 në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë, ku si pasojë e një mosmarrëveshjeje rreth renovimit të shtëpisë, ka plasur sherri mes një burri dhe babait e njerkës së tij.

Sinjali mëson se i dyshuari i cili ka ardhur nga Zvicra, ka hasur në telashe me prindin e tij i cili nuk është pajtuar që ta renovojë shtëpinë ku jetojnë. 41-vjeçari ka thënë se babai i tij nuk po e lejon renovimin, pasi po ndikohet nga gruaja e tij.

Sipas dëshmisë së tij, ai ka kërkuar që të dalin me qira gjatë renovimit të shtëpisë, por këtë nuk e ka pranuar i moshuari.

Njësitë policore kanë shoqëruar në stacion për intervistim palët e përfshira, ku njerka e të dyshuarit ka deklaruar se djali i burrit të saj vazhdimisht e kërcënon dhe i bën presion të largohet nga shtëpia, duke i thënë se do ta mbysë.

Po ashtu edhe babai i të dyshuarit ka deklaruar se i biri ka filluar renovimin e shtëpisë pa miratimin e tij dhe të njëjtin e ka kërcënuar duke i thënë se do ta dërgojë në Psikiatri dhe do ta mbysë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti ‘Kanosje’ dhe i njëjti të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *