Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Libra s’ka, Rrahman Jasharaj tregon se a do të fillojë viti shkollor më 1 shtator -

Libra s’ka, Rrahman Jasharaj tregon se a do të fillojë viti shkollor më 1 shtator

Derisa shtatorin e kaluar ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci cilësonte si shantazh grevën e mësimdhënësve, duke fajësuar SBASHK-në për gjendjen në arsim edhe kësaj radhe viti shkollor nuk do të filloj pa probleme. Por, tani shkaktar është vet MASHT-i, pasi që këtë vit ka dështuar të sigurojë libra falas për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për këtë vendim ka njoftuar vetëm 10 ditë para fillimit të vitit shkollor.

Postimi i plotë i ministres Nagavci për grevat e vitit të kaluar:

Lidhur me çështjen se a do ta pengojë kjo situatë e krijuar fillimin e vitit shkollor me kohë, për Periskopin ka folur Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut, u shpreh se kjo gjendje nuk është logjike dhe se është “dëshmi e mospunës së Nagavcit dhe kabinetit të saj”. Ai tha se ministrja Nagavci e ka rënduar xhepin e qytetarëve të cilët mezi ia dalin të mbijetojnë deri në fund të muajit për shkak të çmimeve marramendëse të artikujve elementar.

“Kjo nuk është logjike dhe kjo është një dëshmi e mospunës së zonjës Nagavci dhe kabinetit të saj përgatitja për tesktet shkollore është dashur të filloj së paku në prillin e këtij viti për t’u gjetur edhe botuesit, për t’u gjetur edhe autorët me kohë dhe për t’u plotësuar ai premtimi i zonjës Nagavci se tekstet shkollore së paku e së voni në fillim të këtij muaji”, tha Jasharaj.

Ai ka akuzuar ministren e Arsimit se vepron krye në vete dhe se raportet e saj me sindikalistët, Këshillin e Prindërve e Asociacionin e Komunave janë në pikën më të ulët.

“Znj. Nagavci doli para mediave sepse me SBASHK-un i ikë takimeve ngase mban inat për shkak të grevave, duket edhe me të tjerat edhe me DKA-të edhe me Këshillin e Prindërve, edhe me Asociacionin e Komunave, qëndron gjendja e njëjtë ajo nuk konsultohet me askënd me faktorët kyç që janë në arsim por sjell vendime kokë me vete dhe javën e kaluar deklaroi se do të ketë tekste shkollore falas për klasën 1-5, kurse klasët 6-9 duhet të gjinden me tekstet e vjetra dhe ne reaguam arsyeshëm sepse tekstet e përdorura gjatë një viti dëmtohen. Dhe zonja Nagavci në konferencën e radhës pra që ishte dje në vend se të dalë e thotë nëse nuk ka mjete për laptop e projektor, ka siguruar mjete për tekste shkollore falas prej klasës së parë deri në klasën e nëntë, ajo dobësitë që janë brenda MASHT-it dhe dobësitë e vet asaj, u mundua t’i bartë duke thënë se gjoja shtëpitë botuese paskan lëvizur tinëz me çmimet dhe se librat po shkojnë nëpër librari prindërit le t’i blejnë dhe pastaj do të bëhet rimbursimi. Znj.Nagavci duhet ta dijë se Kosova është nga shtetet më të varfra në Ballkan e mos të flas për Evropë dhe se kemi qindra e mijëra familje të cilat mezi arrijnë të mbijetojnë gjatë një muaji me problemet që i kanë, me rrymën me ujin me kërkesat ditore me çmimet marramendëse të artikujve elementar e tash të iu bëhet sihariq i keq disa ditë para fillimit të vitit shkollor e të ju thuhet gjeni ku janë e ku s’janë paratë bleni ju tekstet e ne do t’ua rimbursojmë. Kjo do të thotë që prindërit duhet nëse munden të gjejnë mjete e pastaj të jetojnë me shpresen nëse ka vullnet ai që e mban kuleten Hekuran Murati e znj. Nagavci të ua kthejnë ato para. Nëse paska mundësi të rimbursohen pse nuk e vazhdoj MASHT-i traditen e viteve të kaluara që vet t’i paguaj të bëj kontrata t’i paguaj me kohë tekstet t’i kemi në shkolla. Nga përvoja 32 vjeçare që kam në arsim, ka pasur raste në të kaluarën kur tekstet shkollore nuk paguheshin nga shteti disa nxënës që ishin me gjendje më të dobët ekonomike ata rrinin të strukur. Tani do ta kemi situatën e njëjtë…”, tha Jasharaj për Periskopin.

Sipas Jasharajt viti shkollor do të fillojë me një shtator, por se procesi mësimor do të jetë i dëmtuar për shkak të mungesës së teksteve.

“…Zonja Nagavci do të ishte më e lumtura unë e kam thënë edhe me një shkresë dhe kam pasur të drejtë, se Albin Kurti dhe znj. Nagavci do të ishin njerzit më të lumtur sikur ne të kishim shpallur grevë sepse znj. Nagavci pastaj dobësitë dhe mungesën e teksteve shkollore do ta mbulonte duke na fyer, e ofenduar siç ndodhte në shtator të vitit të kaluar dhe pastaj do t’i jepej mundësia e koha që të bëj zgjidhje me tekste. Tani kur nuk ka grevë dhe janë nga njerëzit jo të lumtur në Kosovë, pse nuk ka kërkesa nga anëtarësia jonë për grevë. Tani po shihet që ministrja Nagavci nuk është bërë gati me ekipën e saj dhe viti shkollor do të filloj me një shtator, do të kemi nxënës dhe mësimdhënës në klasë, por procesi mësimor do të jetë i dëmtuar ngase mësimdhënësit e Kosovës do të gjenden në një pozitë a të fillojnë me punën dhe të shpjegojnë njësitë e reja, nëse fillojnë do ta kenë të vështirë sepse një pjesë e nxënësve ka tekste shkollore dhe nuk ka ku ta bëj leximin, gjegjësishtë ta mësoj mësimin siç themi ne dhe tani nuk ka as ku t’i bëjë detyrat e shtëpisë sepse tani dihet se pyetjet janë në libra…” tha Jasharaj për Periskopin.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka thënë se këtë vit paratë për blerjen e librave do t’u transferohen direkt prindërve në xhirollogari, nëpërmjet platformës e-Kosova.

Vitin e kaluar, procesi mësimor pati nisur më 1 tetor, si pasojë e grevës së mësimdhënësve për paga, të nisur që nga 25 gushti./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *