Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Ligji i Pagave në Kosovë të hyjë në fuqi që nga 1 janari” -

“Ligji i Pagave në Kosovë të hyjë në fuqi që nga 1 janari”

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami tha se ka mundësi që Qeveria ta përshpejtojë futjen në fuqi të ligjit për paga.

Bajrami në Frontal të T7 zbërtheu propozimin për ndaljen e grevës së mësimdhënësve, duke theksuar se mund të bëhet një përshpejtim. Ajo tha se “kemi ligje që brenda ditës i kemi kaluar në të dy leximet”.

“Ligji i pagave është ligj kompleks. Këtë duhet ta pranojmë. Por Qeveria ka pasur kohë një vit kohë”, tha ajo.

Tani, Bajrami thotë se propozon që Qeveria të garantojë se ligji hyn në fuqi nga viti i ri, dhe nëse kjo nuk ndodh, vazhdon ndihma e Ekzekutivit nga Pakoja për Përballje me Inflacion.

“Këtë vit taksat janë dukshëm më të mëdha sepse paguhen në përqindje dhe kjo rrjedhimisht ka ndikuar që të kemi të hyra të disponueshme në buxhet”, tha Bajrami.

Deputetja e LDK-së tha se për t’u arritur një zgjidhje për ndaljen e grevës “kërkohet vullnet politik, ulje në një tavolinë, qoftë me ndërmjetësim të palëve të tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *