Limaj: Çdo gjë që është ndërtuar për 20 vite, po rrënohet nga Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka vlerësuar se shteti po rrënohet për shkak të vendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai këtë e deklaroi në një konferencë për media, duke shtuar se kabineti i tij qeveritar po bëjnë veprime eksperimentale.

“Shteti ka marrë një drejtim të gabuar në shumë skandale, e sfida e që po e rendojnë jetën e qytetarëve, dhe rreziku është për t’ia huqë drejtimin këtij shtetit. Kemi nevojë për angazhimin e përbashkët. Aktualisht, shteti i Kosovës po ballafaqohet me sfida të mëdha dhe në këto vite po drejtohet nga njerëz që fatkeqësisht po bëjnë eksperimente në shtetin e tyre”, ka thënë ai.

“Shteti dita ditës po rrënohet e çmontohet nga ato që e kemi ndërtuar për 20 vite. Nëse e lejojmë këtë, shumë shpejt shteti e nënkupton individin dhe e dini ju çfarë nënkupton kur shteti si funksionon që kanë elemente diktatoriale”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *