Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Listës Serbe “i djeg” një vendim i Kurtit: Ka qëllim dëbimin e serbëve nga veriu -

Listës Serbe “i djeg” një vendim i Kurtit: Ka qëllim dëbimin e serbëve nga veriu

Qeveria Kurti sot në mbledhjen e saj – ndër të tjera – mori një vendim për shpronësime për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik,”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.

E për këtë vendim të ekzekutivit, ka reaguar edhe Lista Serbe. Sipas LS-së, ky vendim “ka për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu”, transmeton Paparaci.

Madje, ata e quajnë “regjimi anti-serb” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Regjimi i Kurtit, i inkurajuar nga disa pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, vazhdon të zbatojë planet e veta për dëbimin e serbëve nga vatrat shekullore”, thuhet në një reagim të LS-së.

Po ashtu, aty thuhet se LS-ja u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të “reagojnë sa më shpejt” për këtë vendim.

“Populli serb nuk do të lejojë që banditi Kurti t’i vjedhë trashëgiminë e tyre ashtu dhe do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike, ligjore dhe legjitime kundër këtij vendimi anti-serb, që vjedh hektarë tokë serbe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *