Lufta në Ukrainë: Rusia deklaron se trupat e NATO-s janë aktive në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se ka prezencë të njësive ushtarake në Ukrainë ‘nën komandën de-facto të këshilltarëve perëndimorë’.

Pohimet që trupat e NATO-s janë në mënyrë aktive të përfshira në luftë u paraqitën po ashtu në kanalet televizive dhe të rrjeteve sociale ruse.

Vendet anëtare të NATO-s kanë ofruar armatim dhe ndihmë logjistike, mirëpo kanë thënë se nuk po dërgojnë trupa në Ukrainë, meqenëse nuk është anëtare e aleancës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Putin, në adresimin e tij kombëtar më 21 shtator, tha se “regjimi në Kiev ka aktivizuar grupe të reja me mercenarë dhe nacionalistë të huaj, njësi ushtarake të trajnuara sipas standardeve të NATO-s dhe nën komandën de-facto të këshilltarëve perëndimorë”.

Gjithashtu, Andrei Marochko, zëdhënës ushtarak i të vetshpallurës Republika e Njerëzve të Luhansk-ut (LPR) në lindje të Ukrainës, deklaroi për agjencinë shtetërore të lajmeve në Rusi “RIA Novosti”, se agjencitë ruse të inteligjencës kanë zbuluar arritjen e zyrtarëve të rregullt të NATO-s në rajonin Kharkiv.

Sipas deklaratës së Marochko, qëllimi i udhëtimit të tyre në këtë zonë është organizimi lidhjes midis njësive të huaja dhe ukrainase.

Ka edhe pohime të ngjashme të tjera të përgjithshme për prezencën e ushtarëve të huaj, por që nuk kanë lidhje direkte me NATO-n.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *