Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lushtaku tregon çfarë i tha Kurtit kur i dorëzoi infuzionin në Kuvend -

Lushtaku tregon çfarë i tha Kurtit kur i dorëzoi infuzionin në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku sot në seancën e Kuvendit i ka dërguar një infuzion zyrtarëve të Qeverisë.

Në lidhje me këtë, Lushtaku në Tëvë1, tregoi qëllimin e aktivitetit simbolik sot në seancën e Kuvendit.

“Ky aktivitet simbolik kishte për qëllim t’i tregonte Qeverisë se ju keni nevojë për infuzion edhe Shëndetësia, sidomos pas dorëheqjes së Latifit. Çdo institucion ku ka vakum institucional sigurisht që krijon nevojë që të ketë një administrim më të shpejt të kërkesave ditore dhe politike në sektor të caktuar. Kërkesat në shëndetësi janë të mëdha. Çdo ditë po ka ikje të mjekëve për shkak të mosrregullimit të infrastrukturës e përgjithshme në shëndetësi dhe plotësimin e kërkesave të mjekëve”, deklaroi ai.

Lushtaku po ashtu tregoi edhe çfarë i tha kryeministri, Albin Kurti pas dërgimit të infuzionit.

“Kurti u çudit realisht dhe më tha ‘çfarë po tregon me këtë aktivitet’. Thash kryeministër duhesh të pjekesh më shumë dhe me marrë përgjegjësinë që ta ka dhënë qytetari, e jo duke pritur në vendosmërinë tënde arrogante, atëherë më tha ‘po qëndroj kështu i papjekur”, tregoi Lushtaku më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *