Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mësimdhënësit pa rroga, reagon edhe Avokati i Popullit -

Mësimdhënësit pa rroga, reagon edhe Avokati i Popullit

Avokati i Popullit ka reaguar duke thënë është duke e ndjekur me shqetësim situatën lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, teksa i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të reflektojë dhe të gjejë një zgjidhje.

Po ashtu, Avokati i Popullit rithekson rëndësinë që ka ruajtja e kohezionit social në periudhën kur “sapo kemi dalë nga një situatë e vështirë për shkak të mosfillimit në kohë të vitit të ri shkollor”.

Tutje u tha se mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit dhe për familjet e tyre, në një gjendje edhe ashtu të brishtë, e kjo nuk do t’i kontribuojë dialogut social dhe përmirësimit të situatës së krijuar.

“Gjithashtu Avokati i Popullit rikujton përgjegjësinë kushtetuese e ligjore të qeverisë dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, për sigurimin e paqes sociale në vend si dhe për domosdoshmërinë që autoritetet ta garantojnë përdorimin e standardeve të njëjta sa i përket grevës, për situata të ngjashme, duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj.

“Në këtë periudhë është e rëndësishme që qeveria, me secilin veprim dhe masë që merr, të kontribuojë në zbutjen e krizës së rëndë të krijuar si rezultat i kësaj gjendjeje. Prandaj Avokati i Popullit edhe publikisht përmes kësaj komunikate i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të reflektojë dhe ta gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situate”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *