Qeveria mori vendim për ndaljen e pagës së shtatorit për mësimdhënësit që ishin pjesë e grevës së SBASHK-ut. Ky mosekzekutimi i pagave të shtatorit për grevistët nga shumë figura u vlerësua që është në kundërshtim me ligjin, madje edhe nga vet mësuesit që nuk e morën pagën.
Por, njëjtë nuk e ka gjykuar mësuesja, njëherësh anëtarja e militantja e Vetëvendosjes, Refiqe Hamiti.
Hamiti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se më shumë se paratë ka vlerë profesioni.
“Po e deshe profesionin më shumë se paratë mund të bëhesh i pasur, po deshe paratë më shumë se profesionin mund të vdesësh i varfër”– shkroi ajo.
Postimi i plotë:
“Po e deshe profesionin më shumë se paratë mund të bëhesh i pasur, po deshe paratë më shumë se profesionin mund të vdesësh i varfër”– shkroi ajo.