Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ministri Murati tregon zhvillimin ekonomik të Kosovës -

Ministri Murati tregon zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se deficiti buxhetor është zvogëluar në vetëm -46.1 milionë euro.

Murati tha se ky është një rekord historik, teksa shtoi se financat publike janë kthyer në binarë.

“Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”, tha Murati.

Tutje, Murati përmes një grafikoni ka bërë të ditur se deficiti buxhetar në vitin 2018 ishte -177.2 milionë euro, në vitin 2019 ishte 205.3 milionë euro, në vitin 2020 ishte deficiti tejet i madh me 512.7 milionë euro, ndërsa deficiti buxhetor ra në vitin 2021 në 104 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *