Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ministria e Financave: Shkallën e tatimit e përcaktojnë komunat, ankohuni te ta -

Ministria e Financave: Shkallën e tatimit e përcaktojnë komunat, ankohuni te ta

Për rritjen e çmimit të tatimit në pronë, qytetarë të shumtë janë ankuar duke e cilësuar si të papërballueshme në kohë krize. Reagime ka pasur edhe nga opozita.

Lidhur me këtë çështje ka dalë me një reagim Ministria e Financave, në të cilin thuhet se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

“MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në reagim thuhet se “Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *