Moment i lezetshëm, lojtari turk flet shqip me djalin e Rashicës

Galatasaray është vetëm një fitore larg titullit kampion në Superligën e Turqisë në sezonin 2022/23.

Mbrëmë në raundin e 35-të Galatasaray mposhti 2-0 ekipin e Sivassporit, me dy golat e shënuar nga sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica mori me vete djalin e tij për ta festuar këtë fitore.

Kamerat kapin momentin, kur bashkëlojtari i tij i lindur në Zvicër, por që përfaqëson Turqinë, Berkan Kutlu i flet shqip djalit të Rashicës.

”Ça po bon, a?” – ishin fjalët e Kutlu drejtuar djalit të futbollistit kosovar.

Kutlu më herët ka luajtur edhe me lojtarë tjerë shqiptar, si me Emir Lenjanin te skuadra nga Zvicra, Sion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *