Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka lënë të kuptohet se do të procedohen pagat për sektorin publik, emgjithëse nuk ka treguar nëse kjo do të ndodhë të hënën.
“Edhe do të procedojmë me lista, megjithatë ligji duhet të zbatohet. Ligjet që janë në fuqi duhet të zbatohen, ne patjetër që do të ndërmarrin hapa ndaj atyre që nuk e zbatojnë ligjin”, ka deklaruar ai.
Murati ka fajësuar kuvendet komunale për mos korrigjime të listave.
“Ka qenë një papërgjegjshmëri nga ana e Kuvendeve Komunale, listat në kohë të rregullt dorëzohen me datë 10, nëse ka nevoje për korrigjime hapen dhe korrigjohen”, ka deklaruar ai.