Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Nagavci: Greva e ka humbur çdo kuptim, mësimdhënësit nesër t’i kthehen shkollave -

Nagavci: Greva e ka humbur çdo kuptim, mësimdhënësit nesër t’i kthehen shkollave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se dje bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, janë takuar me Avokatin e Popullit pas ftesës së bërë nga ky i fundit për të biseduar për grevën në arsim.

Nagavci përmes një postimi në Facebook shkruan se si Qeveri kanë pritur që të ketë gatishmëri edhe nga SBASHK-u dhe të fillojë mësimi, por shton se përmes mediave kanë parë se Sindikata ka dalë me qëndrim se greva vazhdon.

Ministrja thotë SBASHK-u tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete.

“Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave”, thotë ajo.

Postimi i saj:

Me ftesë të Avokatit të Popullit, dje bashkë me zv.KM, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati jemi takuar me Avokatin e Popullit.
Kemi shprehur gatishmërinë tonë për të vazhduar dialogun dhe fillimin e procesit mësimor.

Ndërkohë, sot kemi pranuar një letër nga Avokati i Popullit, zt, Naim Qelaj të cilën e kemi shqyrtuar dhe menjëherë i kemi kthyer përgjigje duke adresuar propozimet e tij.

Si Qeveri kemi pritur që të ketë gatishmëri edhe nga SBASHKU dhe të fillojë mësimi. Por, përmes mediave kemi parë tashmë që Sindikata ka dalë me qendrim se greva vazhdon.

Fatkeqësisht, Sindikata e Arsimit përveçse po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit.

SBASHKU tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete. Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *