Nga angazhimi i Vjosa Osmanit, deri te takimet me liderët e partive politike – Jasharaj: Në këto rrethana do të ndërpritet greva në arsim

Dita e dytë e grevës në Arsim po vazhdon në nivel vendi përfshirë këtu edhe në komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Për këtë (grevën) Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit thotë se ka një unitet brenda të gjitha drejtorive nëpër komunat e Kosovës dhe mësimdhënësve .

Por, ai ka dhënë detaje për angazhimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të gjetur një rrugë që greva të përfundoj përmes dialogut, në mënyrë që mësimi të vazhdoj në shkollat dhe institucionet e tjera ku aktualisht greva po vazhdon.

“Një këshilltar i presidentes na ka kontaktuar duke thënë se cilat janë kërkesat e juaj. Si BSPK dhe SBASHK mirëpresim vullnetin dhe angazhimin e Vjosa Osmanit dhe kujtdo qoftë që përmes dialogut të arrijmë marrëveshje për kërkesat tona që janë legjitime dhe modeste…”, ka thënë për gazeta Blic kryetari i SBASHK-u, Rrahman Jasharaj.

Sipas tij, greva nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të sindikalistëve.

“Edhe presidentja edhe kryeministri edhe ministrja e Arsimit por edhe të gjitha partitë e tjera politike e dinë që ne nuk jemi për greva, por kemi qenë të detyruar të vijmë deri te kjo situatë pas ka dështuar dilaogu. Kemi pasur shumë shkresa, kërkesa e takime e disa protesta, por që nuk kanë dhënë asnjë rezultat”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se, tashmë presin edhe takime me partitë opozitare dhe Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrë që përmes dialogu të arrihet një zgjidhje.

“Kjo grevë nuk është politike, por sindikale. I kemi dërguar ftesa për takim LVV, PDK, LDK, AAK, dhe grupit Multietnik 6 plus në mënyrë që secili që mund të kontribuoj që përmes ndonjë marrëveshje të plotësohen kërkesat tona”, thotë Jasharaj ndër të tjera.

Përderisa takimet me partitë opozitare pret të realizohen shpejt, Rrahman Jasharaj kujton se që nga fillimi i grevës nuk kanë pasur as edhe të vetëm ftesë ose thirrje nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, apo ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci për ndonjë takim.

“Greva nuk do të ndërpritet pa gjetur ndonjë zgjidhje në kërkesat që kanë sindikalistët”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar që greva të ndërpritet në mënyrë që nxënësit t`i kthehen mësimit e po ashtu këtë kërkesa e ka edhe e para e MASHT-it Arbëri Nagavci.

Pagat e mësimdhënësve nuk janë ekzekutuar nga ministria e Financave me arsyetimin e se kushdo që mbanë grevë për qa ditë, ata duhet të paguhen nga sindikatat që përfaqësojnë. /Gazeta Blic/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *