Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Nisin kontrollet për punëtorët në të “zezën” -

Nisin kontrollet për punëtorët në të “zezën”

Ministria e Financave njofton se dje kanë nisur kontrollet për punëtorët e padeklaruar në Komunën e Prishtinës.

“Zëvendësministrat Avni Zogiani dhe Agon Dobruna, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi, dje kanë vëzhguar nga afër ekipet inspektuese të ATK-së dhe IP-së teksa ato kanë bërë inspektime nëpër biznese përkatësisht në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë në komunën e Prishtinës për të identifikuar bizneset që mbajnë punëtorë të padeklaruar”, thuhet në njoftim.

Në këto vizita të realizuara, bizneset dhe punëtorët u informuan rreth rëndësisë së deklarimit të punëtorëve dhe fillimit të kampanjës së gjithëmbarshme e cila ka për synim rritjen e zbatimit të ligjeve në fuqi përmes identifikimit dhe gjobitjes së punëdhënësve që shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve duke mos i deklaruar dhe duke mos ua paguar kontributet.

“Ftojmë të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës në fjalë, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat të cilët janë në dispozicion nga MFPT.

Për të parë nëse jeni të deklaruar në ATK ju lutem vizitoni vegëzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/regemployer

Nëse rezulton se jeni të padeklaruar, atëherë keni mundësi që ta raportoni punëdhënësin në vegëzën e njëjtë.

Nëse nuk jeni të pajisur me kontratë pune, ju mund ta raportoni punëdhënësin në Inspektoratin e Punës përmes linjës pa pagesë në numrin 080077577, në adresën elektronike: inspektorati.punes@rks-gov.net ose duke vizituar qendrat e Inspektoratit Qendror të Punës në 7 rajonet e Kosovës”, thuhet tutje./Paparaci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *