Një 8-vjeçar përfundon nën rrotat e makinës punuese në Mitrovicë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Fadil Deqili” në Mitrovicë, ku si pasojë një person i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se aksidenti është shkaktuar si pasojë e pakujdesisë së shoferit gjatë drejtimit të mjetit punues pirunar, me ç’rast ky i fundit ka goditur 8-vjeçarin i cili ishte futur nën rrotat e makinës.

Si pasojë këtij aksidenti, i mituri ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, për trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se fëmija po vazhdon trajtimin në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *